Organet drejtuese te Unionit
- Mbledhja e Pergjithshme e Anetareve
- Bordi Drejtues
- Komisioni i Kontrollit Financiar
- Kryetari
- Kryetaret e Degeve te Rretheve
Organi me i larte vendimarres eshte Mbledhja e Pergjithshme
Organi me i larte drejtues i shoqates eshte MBLEDHJA E PERGJITHSHME E ANETAREVE.
Mbledhja e pergjithshme mund te thirret ne raste te vecanta dhe specifike nga Bordi Drejtues i Shoqates ose me kerkesen e 1/5 te anetareve te shoqates.Vendimet e saj merren me shumice votash me votim te fshehte. Data, vendi, dhe rendi i dites I mbledhjes u komunikohet anetareve te shoqates 15 dite para mbledhjes se caktuar, me rekomande ose fax, duke u konfirmuar rast pas rasti pjesemarrjen e secilit me shkrim.Mbledhja mund te zhvillohet kur ne te jane te pranishem jo me pak se gjysma e anetareve te shoqates.
Mbledhja e pergjithshme vendos:
- per ndryshimin e dispozitave te caktuara ne statut.
- percakton strategjine dhe platformen perkatese per vazhdimesine e punes se shoqates.
- mbikeqyr dhe kontrollon realizimin e projekteve dhe detyrave perkatese.
- zgjedh ne cdo 4 vjet Bordin drejtues, Kryetarin, Sekretarin si dhe komisionin e kontrollit financiar.
- miraton raportin vjetor te punes se shoqates.
- miraton buxhetin dhe shpenzimet per vitin e ardhshem.
Mbledhja e pergjithshme e anetareve merr vendime me votim te fshehte.
Vendimet jane te vlefshme n.q.s per to ka votuar me shume se gjysma e anetareve te pranishem. Mbledhja e pergjithshme ka kompetence dhe vendos dhe per shperndarjen ose likuidimin e shoqates.
Mbledhja e pare e Pergjithshme zgjodhi Bordin Drejtues, te perbere nga 5 anetare.

