Shkelje etike
Nje konferenca e parë u organizua nga UGSH si një akt i përbashkët reagues ndaj kërkesave për përmirësim të etikës dhe risjellje në vëmendje të komunitetit të gazetarëve profesionistë të vendit të nevojës për respektim dhe njohje të “Kodit etik të medias shqiptare në përballje me agresionin e fjalorit pa etikë””. Në konferencë janë theksuar çështjet si: gjendja problemore e mosrespektimit të etikës në komunikimin publik, roli i shtypit të shkruar në përmirësimin e këtij komunikimi, krijimi i një barriere dhe shënjimi i fjalorit barbar e dhunues të etikës së komunikimit në procesin editorues të gazetave, respektimi i normave etike dhe përballja e gjithkujt me këto norma, si dhe rritja e normave të respektimit dhe nënshtrimit ndaj Kodit Etik Shqiptar.
Rezoluta e miratuar ne kete Konferencë:
1. Kanë ftuar në mbështetje të kësaj nisme gjithë komunitetin e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, drejtuesit dhe editorët e mediave shqiptare kombëtare dhe lokale, të gjitha kategoritë profesionale dhe bashkëpunëtorët e tyre në informimin e publikut.
2. Kanë apeluar ndaj përfaqësuesve të shprehjes publike të respektojnë kudo dhe kurdo rregullat e komunikimit etik dhe kodet etike e morale të shprehjes.
3. Kanë kërkuar që Këshilli i Etikës (dhe organet e tjera që mbrojnë dhe përgjigjen për normat etike në media), i cili është nënshkruar me vullnetin e përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve, të jetë aktiv në mënyrë të përhershme.
4. Në kuadër të përgatitjes për ligjin e ri të shtypit, i kanë kërkuar Komisionit Parlamentar të Medias të diskutojë me përfaqësuesit e organizatave ekzistuese të gazetarëve, për të gjetur modalitetet që Këshilli i Etikës të marrë atributet e një organizmi përgjegjës me efekt detyrues për sa u përket standardeve në zbatimin e Kodit të Etikës.

