Menu:

 

Denoncime të Unionit

- Takime me drejtues të organizatave të gazetarëve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni.

- Reagime solidarizuese ndaj akteve te dhunes dhe presionit politik të ushtruara mbi gazetën “Lajmi”, “Gazetën Shqiptare”

- Ftesë publike kompanive publike dhe institucioneve të shërbimeve publike për të aplikuar oferta favorizuese për komunitetin e gazetarëve profesionistë. Fushatë sensibilizimi.

- Nënshkrim i një marrëveshjeje bashkëpunimi me Kompaninë e telefonisë imobiliare “Eagle mobile” dhe Albtelecom-it dhe Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, ku zyrtarizohet aplikimi i tarifave lehtësuese si dhe shërbime të posacme për gaetarët.

- Deklaratë e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë ndaj dhunës së ushtruar nga deputeti Tom Doshi mbi gazetarin e agjensisë “Balkan Insight”, Likmeta. Kërkesë publike autoriteteve të hetojnë incidentin dhe të ushtrojnë zbatueshmërinë e ligjit.
- Drejtuesit e Unionit te Gazetareve dhe perfaqesues te stafit te Televizionit Kombetar “ARBERIA” dalin së bashku në konferen cë për shtyp ku denoncojnë pronarët për vonesë prej tre muajsh të pagave të gazetarëve.

- Drejtues të Unionit të Gazetarëve ngrenë padi publike ndaj pronarëve të Televizionit Kombëtar Arbëria dhe i drejtohen Gjykatës së Tiranës për shkelje të kontratave të punës nga ana e tyre.

- Denoncim pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës për Administratorin e revistës “VIP”, për shkelje të kontratës së punës dhe penalizim të padrejtë të kryeredaktores dhe pesë reporterëve dhe gazetarëve të saj.

-Reagim dhe protestë e UGSH-në në qytetin e Elbasanit ndaj kërcënimeve dhe presionit psikologjik të ushtruara nga persona të inkriminuar mbi reportëret dhe anëtarët e UGSH-së në këtë qytet.

- Reagime dhe deklarata në mbrojtje të kolegut Ksenofon Ilia, gazetar i emisionit investigativ “Fiks fare” të Top- Channel, i cili u dhunua egërsisht nga një gjyqtar në Mat. 

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe dhjetëra gazetarë të TV Arbëria, Lëvizja Mjaft! Dhe emra të njohur të gazetarisë shqiptare, zhvilluan protestë para Kuvendit të Shqipërisë.

- Propozime pranë Komisionit Parlamentar të Mediave për gazetarë profesionistë për të qenë anëtarë të KKRT-së dhe Këshillit Kombëtar të radio televizionit Publik.

- Takim i kryetarit të Unionit të gazetarëve të Shqipërisë me Presidentin e republikës, ku kërkohet ndërhyrja e kreut të shtetit për  legalizimin e gazetarëve përmes kontratave tip kolektive dhe atyure individuale.

-Takime me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të tatim taksave për ushtrimin e kontrolleve periodike mbi punëdhënësit dhe administratorët e mediave në vend, për verifikimin e numrit të të siguruarve dhe të borderove financiare.

- Takim i kryetarit të UGSH-së me Kryeministrin Sali Berisha ku kërkohet  përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve në mediat, ushtrimi i autoritetit ligjor për respektimin e kontratave të punës, statusi i Gazetarit të Lirë në vend si dhe akordimi i pensioneve të posacme për gazetarët profesionistë në pension, të cilët janë pa përkrahje financiare dhe sociale.

- Kërkesë publike për pasjen e një Qendre Kombëtare të Mediave ku të vendosen të gjithë organizatat kombëtare të gazetarëve si dhe selia e UGSH-së.