Menu:

back

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Zgjedhje të reja në Unionin e Shkodrës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega e Prefekturës së Shkodrës, në vijim të aktivitetit të tij ka organizuar zgjedhjet locale, duke krijuar një përfaqësi të re në bordin drejtues të Unionit. Gjatë kësaj periudhe anëtarësisë së Unionit I janë shtuar edhe pjestarë të rinj, gazetarë. Kryetari i Degës së këtij Unioni, Arben Lagreta, sqaroi se organizata kombëtare po ndërmerr nisma të reja për përmirësim të statusit social dhe professional të komunitetit të gazetarëve shqiptarë. Në përzgjedhjen e anëtarëve të bordit drejtues të Unionit, u respektuan kriteret statutore si dhe u vlerësua eksperienca. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është organizata më e madhe e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Shqipëri. Dega Rajonale e këtij Unioni në Prefekturën e Shkodrës është krijuar qysh në gusht të vitit 2007 dhe tashmë është një ndër degët më aktive në vend. Kjo degë numëron 30 gazetarë, operatorë dhe punonjës të tjerë të medias që e ushtrojnë profesionin e tyre kryesisht në Shkodër dhe Malësi të Madhe. Para pak muajsh në Shkodër u zhvillua edhe një ndër aktivitetet e radhës; ceremonia e shpërndarjes së kartave të reja të këtij unioni në të cilën ishte i pranishëm edhe Presidenti i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.