Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Prononcim i kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
“Fushata elektorale ka hyrë në një fazë të rrezikshme, përderisa arrihet në një mënyrë të tillë të sekuestrohet në mënyrë të paligjshme tirazhi i një gazete të rëndësishme ditore. Ky veprim në kuptimin moral penalizon qeverinë dhe veçanërisaht personat që kanë marrë përsipër autorësinë e këtij akti. Do të ishte në nderin dhe moralin e qeverisë të reagonte për të vënë përpara përgjegjësisë personat të cilët e kanë kryer këtë akt të censurimit të tirazhit të një gazete dhe për të krijuar një terren të lirë dhe normal të ushtrimit të profesionit të gazetarëve dhe qarkullimit të shtypit dhe medias në Shqipëri. Fushata elektoral po krijon një tension politik i cili është prezent dhe në mediat shqiptare. Në kushtet ku temperatura elektorale po rritet në mënyrë të frikshme do doja që të gjitha institucionet dhe protagonistët politik të jenë të kujdeshëm me gazetarët për tu krijuar atyre mundësinë dhe mjedisin që ata të kryenin profesionin dhe përvojën e tyre ditore në mënyrë të lirë dhe të pacënushme”.

