Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Ndal dhunës dhe presionit politik mbi mediat dhe përmes mediave; Propozim Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit Parlamentar të Mediave dhe për Informim; Apel për krijimin e Fondit Kombëtar të Përkrahjes Sociale të Gazetarëve
Nisur prej situatës së ndezur të debateve dhe polemikave politike, rasteve të akuzave dhe presioneve të pohuara publikisht prej editorësh të vecantë dhe gazetarësh të njohur si dhe prej debateve televiziove që shpesh cënojnë integritetin e paanësisë dhe pavarësisë së mediave shqiptare, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron:
Dënojmë cdo presion të drejtëpërdrejtë apo indirektë që politikanë të vecantë apo subjekte politike ushtrojnë mbi mediat dhe editorët e tyre. Disa debate televizive mes opinionistësh të ndarë në mbështetës të hapur të njërës apo tjetrës palë politike, kanë kontribuar për rikthimin e politizimit të gazetarëve dhe opinionistëve me investim shumëvjecar në media. Kjo tendencë kërcënon seriozisht mediat dhe besueshmërinë e pavarësisë dhe paanshmërisë së tyre. Kjo tendencë rikthen imazhin e mediave në kohë të shkuar kur gazetarët apo editorët kontribuonin për mitlitantizimin e shtypit dhe mediave në tërësi.
Unioni i gazetarëve Shqiptarë reagon fuqishëm ndaj cdo prirjeje për t’i shndëruar editorët e mediave tona në tellallë apo shërbëtorë të interesave politike elektorale të njerit apo tjetrit politikan apo të partive në vecanti. Si organizata më aktive e komunitetit të gazetarëve profesionistë të vendit, i bëjmë apel cdo gazetari të mos cënojë integritetin dhe besimin publik, t’i shërbejë vetëm forcimit të standartit dhe mbrojtjes së parimeve klasike të gazetarisë profesionale.
Nga ana tjetër u drejtohemi politikanëve të ndalin tendencat e tyre flirtuese dhe rekrutuese me posedues dhe administratorë të mediave, për t’i kthyer gazetarët dhe editorët e mediave në skllevër të shërbesave politike të ditës.
I propozojmë Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe atij të Mediave që në ligjin për reformën zgjedhore të përfshihen edhe nene të posacme përmes të cilave garantohet paprekshmëria dhe mbrojtja e gazetarit në kryerjen e detyrës infromuese në dhe gjatë procesit zgjedhor dhe atij elektoral, me qëllim mospërsëritjen e dhunës mbi gazetarët dhe reporterët në detyrë.
Për ta shmangur këtë kërcënim dhe rrezik, për të sanksionuar mbrojtjen ligjore dhe mbështetjen institucionale në shërbim të integritetit dhe rritjes së prestigjit të gazetarisë profesioniste në vend, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u drejtohet Presidentit të republikës, Parlamentit, Qeverisë së vendit me kërkesën për mbështetje në nismën tonë për krijimin e Fondit Kombëtar të Përkrahjes Sociale të Gazetarëve.
25/10/2008

