Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Mesazh ngushëllues për largimin nga jeta të Presidentit të TV ALSAT
Në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë shpreh ngushëllimet për familjen Velija, për lagimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit të TV ALSAT, zotit Vehbi velija, njerit prej investitorëve më të talentuar si dhe një ndër pronarët seriozë të mediave të pavarura shqiptare në krejt hapësirën kombëtare.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell vlerësimet e larta për kontributin dhe investimin e tij shumëvjecar në tregun mediatik shqiptar, duke thyer I pari tabunë e kaprcimit të kufijve administrativë dhe duke rendur I pari në krijimin e një tregu mediatik gjithëkombëtar. Televizioni që ai krijoi dhe madhoi, konsiderohet tashmë një medie profesionale, ku gazetarët shqiptarë jo vetëm investohen me passion dhe përkushtim, por edhe kanë një model për seriozitetin dhe parimet klasike profesionale.
Në emër të organizatës më të madhe të gazetarëve në Shqipëri, gjej rastin t’I përcjell ngushëllimet familjes së nderuar Velija dhe t’I inkurajojmë ata për pasurimin dhe fuqizimin e veprës shumëplanëshe që krijoi dhe investoi ky emër kulturëdashës dhe atdhetar I njohur tashmë në krejt hapësirën shqiptare dhe më gjerë.
16/05/2009

