Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Per hartimin dhe me pas implementimin e Kontratave tip Kolektive dhe Individuale te Gazetarit
Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson ndryshimet e arritura ne tregun mediatik shqiptar dhe shprehet optimist se ne realitetet e reja, mediat ne pergjithesi dhe gazetaret ne vecanti po perballen me sfidat e reja per standart dhe kualitet profesional.
Ne keto kushte, eshte e domosdoshme qe institucionet mediatike shqiptare, qofshin keto Publike apo private te marrin seriozisht ne konsiderate perfshirjen ne nismen e Unionit te Gazetareve per hartimin dhe me pas implementimin e Kontratave tip Kolektive dhe Individuale te Gazetarit. Nje nisme e tille do te kontribuoje jo vetem ne institucionalizimin e marredhenieve mes punedhenesve dhe punemarrsve mediatike, por do te hedhe bazen e shendoshe per nje standart te ri professional dhe ligjor.
Vullneti pozitiv ne mbeshtetje te kesaj nisme, do te sjelle nje marredhenie te re ne jeten mediatike shqiptare, por do te jete edhe nje kontribut ne teresi per marredheniet e medias me publikun dhe qytetarin shqiptar.
Institucionalizimi i ketyre marredhenieve, sjell pamedyshje nje investim te ri moral dhe besueshmerie ne marredhenien e patjetersueshme te mediave me shoqerine shqiptare.
Per te arritur kete objektiv, Unioni I Gazetareve Shqiptare (UGSH) kerkon:
-Thirrjen e nje takimi dialogues mes perfaqesuesve te te gjitha Organizatave te gazetareve shqiptare dhe organizatave te Botuesve dhe Pronareve te Medias
-Thirrjen e nje tryeze me perfaqesim nga Organizatat e Gazetareve, Bordin e Botuesve, Keshillit Kombetar te RadioTelevizioneve, Komisionit parlamentar te Mediave, Inspektoriatit te Larte te Punes dhe perfaqesuesve nga Qeveria.
-Hartimin prej eksperteve te nje Kontrate tip Kolektive, ne te cilen te perfaqesohen interesat e te gjitha paleve.
Shprehim bindjen se ne kuader te diskutimeve e planifikimeve buxhetore dhe organike per Vitin e ri 2006, nje nisme e tille dhe reagimet pozitive prej paleve do te sjellin edhe nje ndryshim ne realitetin mediatik te dominuar nga marredheniet informale.
26/06/2006

