Menu:

back

Deklarate e Drejtuesve te Unionit te Gazetareve per deget e Fierit dhe Vlores

Gazetaret lokale ne kushte te mjeruara. Kerkojme permiresimin e gjendjes sociale dhe mbeshtesim kerkesen per krijimin e Fondit Kombetar te perkrahjes sociale dhe financiare te gazetareve

Ne anetaret e Unionit te Gazetareve Shqiptare, qe punojme ne qytetet Fier dhe Vlore, denoncojme kushtet mjerane te punes dhe ndryshimin e statusit tone financiar dhe social. Gjendja e marredhenieve tona te punes vazhdon per vite me radhe te perkeqesohet. Edhe pse shumica prej nesh njihemi si reportere te gazetave dhe televizioneve kombetare, shperblimi financiar qe gezojme mbetet qesharak dhe ne shumicen e rasteve i pa pasqyruar ne dokumentacionin e mediave ku punojme. Kjo na ben te pasigurt ne vendet tona te punes dhe vazhdimisht te kemi konflikte me administratoret e mediave. Shumica e mediave lokale jane ne kufijte e ekzistences se tyre financiare. Per kete shkak pagat e gazetareve qe punojne ne to, ose jane te shprehura me minimumin e treguesit te pagave qe aplikohen nevend, ose jane te pa marra. Ne keto kushte, drejtuesit e Unionit te Gazetareve te qarqeve Fier dhe Vlore, u drejtohen qeverise dhe institucioneve sociale te ndryshojne skemen e kontributeve sociale per gazetaret, duke marre ne konsiderate propozimin e Unionit te Gazetareve Shqiptare per krijimin e Fondit Kombetar te perkrahjes sociale dhe financiare te gazetareve. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ne vend, ne kete rast te nise sa me pare bisedimet me Unionin e Gazetareve Shqiptare per ndertimin e skemes se funksionimit te ketij fondi kombetar, realizimi i se ciles jemi te sigurt se do te nxjerre nga ky mjerim komunitetin e gazetareve profesioniste te vendit.

Date 28.01.2009