Menu:

back

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Reagim ndaj kercenimeve te disa gazetareve ne Fier

“Unioni i Gazetareve” reagon ndaj kercenimeve qe u jane bere gazetareve Matilda Troka, Irma Hoxhaj, Xhemil Beharaj dhe Vladimir Mucaj ne qytetin e Fierit, per shkak te detyres. Rasti ne fjale, ka lidhje me nje drejtuese te Drejtorise se Tatim-Taksave, e cila eshte cenuar prej shkrimeve te gazetareve qe punojne per disa media kombetare. Kercenimet pasuese ne adrese te gazetareve nga telefona anonime dhe qe tashme jane bere pjese e nje procesi hetimor, jane kercenime per shkak te detyres, te cilat “Unioni i gazetareve” i konsideron si presion i drejtperdrejte ndaj kolegeve.
“Unioni i gazetareve” kerkon qe autoritetet e drejtesise lokale ne Fier te zbardhin te verteten dhe te garantojne sigurine dhe qetesine e kolegeve tane per ushtrimin e detyres dhe profesionit ne kushte krejtesisht normale.
Ne te njejten kohe “Unioni i Gazetareve” kerkon solidaritetin e gjithe mediave per denoncimin e ketij rasti i cili mund te konsiderohet nje kercenim ndaj nje komuniteti kolegesh ne qytetin e Fierit.

25/10/2006