back
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptare, Elbasan
Reagim i degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Elbasan
Persona ende të panjohur, me mjete të forta, kanë sulmuar dhe thyer xhamat e automjetit të gazetarit të televizionit “News-24”, Fatmir Popja. Makina e këtij të fundit , ishte e parkuar si zakonisht në sheshin para pallatit ku ai banon. Sipas disa personave që e kanë parë ngjarjen, rreth orës 24 të së enjtes , tre persona rreth moshës 18 – 20 vjec, kanë thyer xhamat e makinës me leva e mjete të forta dhe janë larguar me shpejtësi.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se policia lokale e ka vlerësuar ngjarjen , duke mbërritur në vendngjarje menjëherë pas lajmërimit të gazetarit të dëmtuar.
Autorët e këtij sulmi ende nuk janë identifikuiar.
Ngjarja duket tepër e qëllimshme dhe për shkak të profesionit , pasi aty kanë qenë dhjetra makina të parkuara dhe është thyer vetëm makina e gazetarit Popja. Dega e Unionit te Gazetarëve të Elbasanit ka reaguar ndaj këtij akti si dhe denoncon tentativën e elementëve kriminalë për të ushtruar presion ndaj gazetarëve.
Thirrja jonë i drejtohet edhe opinionit publik të Elbasanit dhe të gjitha instancave vendore se duhet te mirëkuptojnë profesionin e vështirë dhe të nderuar të gazetarit duke u dhënë atyre tërë mbështetjen e duhur në sinkron me vlerat e fjalës së lirë.

